Ata janë shumë shokë dhe jo rrallë rrinë bashkë si në Shqipëri ashtu edhe jashtë vendit kur reperi shkon në koncerte apo pushime. Bëhet fjalë për reperin Rigels Rajku ose ndryshe Noizy dhe aktorin Blerim Destani.

Noizy ka postuar një video në Instagram ku duket bashkë me Blerimin duke bërë pazar.
Por, sapo miku i tij del në derën e dyqanit, Noizy imiton alarmin dhe Blerimi pa e kuptuar rrengun kthehet për t’u verifikuar tek stafi.

Deri sa afrohet një prej punonjësve aktori nuk kupton asgjë, megjithëse Noizy vijon të fërshëllejë si alarm. Pastaj dëgjohen vetëm të qeshura.
“Shikojani fytyrën kur e kupton që ‘e hëngri’”, ka shkruar Noizy në përshkrimin e videos.

?? @blerimdestani ?? Shifjani ftyren kur e kupton qe e hongri ?☺️

A video posted by NOIZY (@zinizin) on


(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb