Gazetari Enver Doçi raporton për “BalkanWeb” se dhjetëra mjete të tonazhit të rëndë, të cilët transportonin krom nga Bulqiza në drejtim të Durrësit, janë bllokuar këtë të martë në Qafën e Buallit. Sipas drejtuesve të mjeteve, shkak i bllokimit është bërë një urdhër i ditëve të fundit që të mos qarkullohet me mbi 8 tonë në aks.

Por, ata shprehen se pesha në mjetet e tyre është vendosur sipas lejes së qarkullimit dhe se nuk kanë asnjë kilogramë mbi këtë peshë. Drejtuesit e mjeteve të tonazhit të rëndë shprehen se policia po bën diferencime, pasi sipas tyre, lejohen të kalojnë mjete mbi tonazh e për ta nuk pranohet as pesha e lejes së qarkullimit.

Drejtuesit e mjeteve paralajmërojnë se do të zhvillojnë protestë, nëse problemi i tyre nuk zgjidhet. Kjo nuk është hera e parë që mjetet e tonazhit të rëndë kanë probleme me qarkullimin, pasi vazhdimisht janë bërë kontrolle për të mos lejuar lëvizjen e tyre mbi tonazh.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb