TIRANE- Ka nisur shumë ‘vrullshëm’ kjo e hënën, ndërsa Tirana është përballur mëngjesin e sotëm me një trafik të rënduar. Shkak për bllokimin e qarkullimit të mjeteve është bërë mosfunksionimi i semaforëve. Siç raporton gazetarja Dorjana Bezat, shumë prej semaforëve në kryeqytet qëndrojnë jeshil.

Duke marrë shkak nga kaosi i krijuar, policia Rrugore ka zbarkuar në terren, ndërsa monitoron trafikun.

Mësohet se semaforët kanë përplasje në kohë. Për më tepër shihni videon që publikon ‘BalkanWeb’, ku duket edhe trafiku i rënduar në një nga akset në kryeqytet.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb