LEZHË

Qindra mijëra qytetarë mbështetës të opozitës janë mbledhur në Lezhë duke bllokuar mbikalimin e Milotit, aty ku një javë më parë ishte kreu i PD-së Lulzim Basha.

Protestuesit kanë bërë thirrje kundër kryeministrit dhe qeverisë. Por policia iu ka bërë thirrje të shpërndahen pasi protesta sipas tyre është e paligjshme. Gazetari Elidon Ndreka raportoi për “BalkanWeb” se protestuesit kanë djegur goma dhe kanë hedhur fishekzjarre.

Ndryshe nga herët e tjera, kësaj radhe policia i ka dhënë zgjidhje trafikut duke e devijuar. Me sa duket protesta nuk e ka dhënë impaktin e pritshëm për bllokimin e automjeteve, pasi ato tashme po qarkullojnë lirshëm në aksin e vjetër rrugor Lezhë-Laç.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb