TIRANE- Është prezantuar paraditen e sotme sporti i LIBRA-s. Kreu i kësaj force politike, Ben Blushi ka publikuar në rrjetin social “Facebook” spotin e ri të quajtur “Pse jam LIBRA”.

Të rinj të diplomuar brenda dhe jashtë vendit përcjellin përmes këtij spoti, dëshirën për të investuar dijet dhe eksperiencat e tyre në Shqipëri, dhe ëndrrat për një të ardhme më të mirë.

Përmes këtij videomesazhi, të rinjtë tregojnë arsyet pse i janë bashkuar LIBRA-s.

[fbvideo link=”https://www.facebook.com/benblushi.al/videos/435911239865857/” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]

“Pas një eksperience 10-vjeçare formimi në Perëndim, kam vendosur të kthehem dhe të jap kontributin në vendin tim, në emrin tim dhe të fëmijës tim. I gjendur sot përpara faktit, përpara një klase politike e pamundur për t’i dhënë një përgjigje perspektivës time dhe të fëmijës tim, unë sot jam LIBRA”, thotë Ergest Lekdushi, ekonomist.

Për juristen Nensi Kola, arsyeja e bashkimit me LIBRA-n është: “Miqtë e mi po emigrojnë çdo ditë e më shumë. Unë kam vendosur të qëndroj këtu. Nuk dua të zhgënjehem si prindërit e mi, ndaj vendosa të jem LIBRA”.

“Mendoj se ka ardhur koha të shkëputemi nga çdo gjë e vjetër që na ka sjellë deri në këtë pikë. Jam i ri dhe kam gjithë potencialin për ta bërë të mundur, ashtu si edhe ju. Prandaj unë jam LIBRA”, thotë Marion Kazazi, student i Fakultetit të Shkencave të Natyrës.

Studentja për Gazetari, Bora Xhani thotë “Për dy vite mbaroj fakultetin, nuk dua të iki jashtë në emigracion si të gjithë bashkëmoshatarët e mi për të gjetur një zgjidhje më të mirë. Nuk dua të jem e papunë. Këto 26 vite rinia shqiptare ka qenë e papërfaqësuar. Nuk dua të kem dhe unë të njëjtin fat, prandaj vendosa të jem LIBRA”.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: