Nuk ka zhgënjyer si gjithmonë “Klasikja” mes Boca Juniors dhe River Plate. Spektakël në tribuna dhe “luftë” sportive mes dy rivalëve të përjetshëm të futbollit argjentinas në gjysmëfinalen e kthimit për Kupën Libertadores. Boca fitoi 1-0, por në fund e gjithë festa ishte për River Plate, që siguroi biletën e finales pas suksesit 2-0 në sfidën e vajtjes që lishte luajtur në shtëpinë e tij.



Ashtu siç pritej, ndeshja u karakterizua nga përplasjet e forta në mesin e fushës, ndërsa nuk munguan gjestet teknike dhe rastet për shënim. Gjithsesi, finalizimi la për të dëshiruar dhe pas pjesës së parë të mbyllur pa gola, rezultati mbeti i pandryshuar deri në minutën e 80-të.


5dafaeb3e58f6
5dafaeb3e58f6

Shpresat e të zotëve të shtëpisë u ndezën kur Hurtado shënoi golin e epërsisë. Gjithsesi, Boca Juniors dështoi të përmbyste rezultatin, duke i lejuar rivalëve historikë të kualifikohen në finalen e turnet më të rëndësishëm të futbollit latin për klube. River Plate do të njohë kundërshtarët që do të dalin nga derbi brazilian mes Flamengo dhe Gremio.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb