Nga Zonja Katerina
Përbërësit

1 gotë bollgur, 2 gota ujë, 1 qepë të thatë, 1-2 speca, 1-2 domate, 1 lç piper të kuq, 1 lgj koncetrat pule/perime
2-3 lgj vaj ulliri, Kripë, piper të zi.


Përgatitja

Kaurdisim fillimisht qepën dhe sapo qepa të zbutet shtojmë specat. Vazhdojmë kaurdisjen për 2-3 minuta dhe shtojmë domatet të prera në kubikë të vegjël. Rregullojmë shijen me kripë, piper të zi dhe piper të kuq dhe e leme salcën të marrë valë. Më pas shtojmë bollgurin së bashku me ujin me koncentratin e perimeve ose të pulës. E trazojmë mirë me salcën për pak minuta dhe e servirim bollgurin me perime duke e spërkatur me pak majdanoz të freskët.


(Vila24/BalkanWeb)