Inter zhgënjen në Serie A, teksa nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2 ndaj Bolognas në “San Siro”.

Mysafirët nga Bologna realizuan të parët në minutën e 15-të me anë të Castro, të ndihmuar edhe nga një devijim.

Zikaltërit rikthyen ekuilibrat 4 minuta më vonë me një zbritje të shpejtë. Portieri Skorupski bën një pritje të mirë duke kthyer topin në lojë, ndërsa nga fare pranë Dumfries nuk e pati të vështirë të realizojë.

Kampionët e Italisë shkuan në dhomat e zhveshjes me avantazhin në xhep, pas golit të Lautaros.

Në fraksionin e dytë, Holm i dhuroi një pikë Bolognas, me golin e tij në minutën e 64-t, i pari me fanellën bolonjeze.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb