Janë bërë virale në rrjet pamjet e ish-kryeministrit britanik, Boris Johnson i cili kafshohet nga struci. Momenti gazmor ka ndodhur teksa Johnson ndodhet me pushime në Teksas të SHBA. Në një park, ai ka ndaluar automjetin dhe drejt tij afrohet menjëherë kafsha, pasi ‘ftohet’ nga mysafirët të marrë disa copëza ushqimi. Struci përfiton nga xhami i hapur dhe i paduruar zgjat kokën brenda në automjet, duke kafshuar lehtë në dorë ish-kryeministrin britanik.
Boris Johnson ndodhej i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Carrie. Në makinë ndodhej edhe djali 4-vjeçar, Wilfred i cili dallohet edhe në pamje.
Pamjet u publikuan në rrjetin social Instagram nga Carrie.
(BalkanWeb)