U zhvilluan mbrëmjen e sotme, dy ndeshjet e fundit në grupin A të Kupës së Amerikës.

Brazili bëri detyrën, duke fituar pastër dhe me spektakël ndaj Perusë, me shifrat e thella 0-5. Ekipi i Tites, vulosi gjithçka që në pjesën e parë, me golin e Kasemiros në minutën e 12-të, nga goditja e dënimit, dhe 7 minuta më pas, me Firminjon, që shënoi pas një gafe të portierit peruan.

Në minutën e 32-të, radha për një gol mjaft të bukur nga jashtë zone i Everton. Me fillimin e pjesës së dytë, golin e gjeti dhe Dani Alvesh, ndërsa goli i pestë erdhi në minutën e 90-të, pas një të djathte fantastike nga jashtë zone. Pati kohë edhe për një penallti në minutën e 92-të, por ajo u humb nga Gabriel Zhezus. Gjithsesi, Brazili e mbylli grupin me 7 pikë në vendin e parë, dhe golavarazhin 8-0.

Në takimin tjetër të grupit, ishte Venezuela që fitoi pastër ndaj Bolivisë, me shifrat 1-3, e cila i shërbeu për të siguruar vendin e dytë, me 5 pikë, një më shumë se Peruja.

FT | Peru-Brazil 0-5

GOL: / Kasemiro 12′, Firminjo 19′, Everton 32′, Dani Alvesh 53′, Uillian 90′

/Panoramasport/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb