Detaje të reja vijojnë të zbardhen nga super-grabitja e ndodhur gjatë natës së kaluar në Fushë Milot, ku u mor një shumë e madhe parash.

Kamera e “News24” është futur brenda banesës së Taf Shabanit, duke zbardhur edhe skemën e vjedhjes së kasafortës plot para.

Siç shihet në pamjet që sjell më poshtë “BalkanWeb” autorët pasi kanë takuar të zonjën e shtëpisë, të moshuarën Hume Shabani, së cilës i janë prezantuar si miq të djalit të saj, janë drejtuar në dhomën e gjumit, ku ndodhej kasaforta.

Autorët kanë shqyer derën e dhomës dhe më pas kanë përdorur mjete të forta, duke shkatërruar plotësisht kasafortën dhe marrë paratë. Siç shihet dhe nga pamjet, ata kanë krijuar shumë rrëmujë në dhomë, derisa kanë arritur të marrin gjithë shumën e parave.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb