DURRËS

Shkon në dy numri i të plagosurve në atentatin e ndodhur sot në zonën e ish-Kënetës në Durrës. Të plagosurit e atentatit janë shtetasit, Julian Meçaj dhe Plarent Dervishi.

“BalkanWeb” mëson se policia e qytetit bregdetar ka gjetur një makinë  të shkrumbuar në autostradën Tiranë-Durrës, pak minuta pas ngjarjes.

Burime nga spitali bëjnë me dije se të plagosurit kanë marrë disa plumba në trup. Konkretisht i plagosuri Meçaj është qëlluar me tre plumba. Të shtënat e kanë prekur ketë të fundit në kokë, këmbë dhe shpatull. I plagosuri i dytë ka marrë plagë në pjesën e këmbës.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: