Një breshkë shumëvjeçare që është nxjerrë nga dallgët e detit në breg ka tërhequr shumë qytetarë. Kureshtarët janë afruar për ta parë breshkën e rrallë, por të ngordhur në afërsi të shëtitores “Taulantia” në Durrës.

Gazetarja Klodiana Haxhiaj bën me dije për “Balkanweb” se breshka peshon 50 kg. Nga të dhënat e para mendohet që breshka të jetë mbi 100 vjeçare, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e ngordhjes së saj.

Specia detare u pikas nga punonjës të ndërmarrjes së pastrim-gjelbërimit të cilët po punonin për pastrimin e zonës. Në bregdetin e Durrësit përgjatë viteve të fundit, kanë qenë disa specie të ngjashme që kanë dalë më breg të detit.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: