VLORË

Një breshkë deti është gjetur e ngordhur mëngjesin e sotëm në zonën e Plazhit të vjetër në Vlorë.

Breshka, e llojit “Dermochelys Coriacea”, ka dalë në breg të detit si pasojë e kushteve atmosferike të rënduara dhe erës së fortë që fryn në drejtimin jugor.

Ndryshe breshka quhet kurriz lëkurore është shumë e veçantë dhe zakonisht, të tilla nuk janë të pranishme në Adriatik.

Por, një nga problematikat që i detyron të dalin në breg të detit është ndotja që i bëhet detit.

Ndërsa, trazimi i ujërave të zeza me ujërat e detit, i’u shkakton  breshkave të tilla humbjen e  drejtimit. Rol luajnë leshterikët  edhe algat e detit në këtë zonë.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb