Recetë nga znj Eneida
Përbërësit
8 gr maja
20 gr sheqer
400 ml ujë i vakët
20 gr psyllium
130 gr miell hikrre
100 gr niseshte
90 hr miell meli
10 gr kripë
12 ml uthull
Përgatitja
Shtojmë psylliumin në një gotë si dhe pak ujë dhe e lëmë deri sa të trashet. Në ujin e vakët shtojmë majanë, uthullën, sheqerin dhe i trazojmë. Shtojmë psylliumin e trashur, i trazojmë dhe vazhdojmë me miellrat dhe niseshten. Ngjeshim brumin dhe e lëmë të vijë, rreth 1 orë. Më pas e ngjeshim prapë, e lëmë të vijë për 1 orë tjetër dhe e pjekim në furrën e parangrohur me 250 gradë për 15 minuta me një enë me ujë të nxehtë brenda në sobë. Më pas heqim ujin dhe e pjekim për 30 minuta në 220 gradë.
(BalkanWeb)