Recete nga znj Katerina
Përbërësit:
* 1 pako peta
* 🌿 1 pako spinaq të ngrirë (ose të freskët nëse preferon)
* 🧅 3-4 qepë të njoma, të prera hollë
* 🌿 Kopër dhe majdanoz, të grira imët
* 🍚 2-3 lugë oriz, miell ermik ose trahana (për mbushjen)
* 🫒 2-3 lugë vaj ulliri
* 🧀 150-200 gr djathë të bardhë, të thërrmuar
Për spërkatjen e petave:
* 1/2 filxhan kos
* 1/2 filxhan qumësht
* 🌿 Majdanoz dhe kopër, të grira imët
* 🧂 Kripë dhe piper të zi
* 1 lugë miell
* 🥚 1-2 vezë
* 🫒 2 lugë vaj ulliri
* 🧈 1-2 lugë gjalpë, të shkrirë
Udhëzime:
1.Skuq qepët e njoma me vaj në një tigan. Shto spinaqin dhe lërë të zbutet. Shto barishtet dhe përzieje me djathin dhe orizin (ose alternativën tjetër) për mbushjen.
2.Lyej një tavë me vaj dhe vendos një shtresë petash. Spërkat çdo petë me pak nga përzierja e qumështit dhe kosit.
3.Shto mbushjen me spinaq mbi petat e spërkatura dhe vazhdo me një tjetër shtresë petash.
4.Pasi të vendosësh të gjitha petat, lyeji me përzierjen e kosit, qumështit, vezëve dhe barishteve.
5.Piqe byrekun në furrë të parangrohur në 180°C për rreth 40 minuta ose derisa të marrë një ngjyrë të artë.
(BalkanWeb)