Recetë nga znj Katerina

Përbërësit

2 peta sfoljatë
800 gr – 1 kg mish viçi
1 kokërr qepë
1 lugë salcë domateje
1 presh (pjesa e bardhë)
1 degë selino
1 tufëz majdanoz
1 filxhan oriz
1 filxhan lëng mishi
4-5 lugë vaj ulliri
Kripë, piper

Përgatitja

Në një tigan të thellë hedhim vajin e ullirit dhe kaurdisim mishin e viçit të prerë në kubikë të vegjël. Sapo mishi të ndryshojë ngjyrë shtojmë qepën, preshin dhe selinonë të grirë imët. I spërkasim me kripë dhe piper dhe vazhdojmë kaurdisjen për disa minuta. Më pas shtojmë 1 lugë salcë, orizin dhe majdanozin e grirë imët. I trazojmë për 2-3 minuta duke shtuar në fund lëngun e mishit. E lemë mbushjen e byrekut të gatuhet derisa të përthithen të gjitha lëngjet.

Lyejmë një tavë me pak vaj ulliri dhe vendosim një petë sfoljatë. Hedhim mbushjen e përgatitur me mish, vendosim petën tjetër dhe e fusim byrekun në furrë të piqet në temperaturën 180 gradë për 40-45 minuta.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb