C.Ronaldo nga njëra anë dhe Neymar Jr nga ana tjetër, një sfidë klasi, shumë spektakël dhe tifozë që shijojnë magjinë e tyre. Nuk është një sfidë në fushë, këtë herë dueli ndërmjet tyre bëhet në një spot publicitar për SFR( Shoqëria franceze radiotelefonike, operatori i dytë më i rëndësishëm në Francë).

Video e bërë publike nga vetë Ronaldo është bërë virale në rrjetet sociale, mbi të gjitha më shumë jehonë kanë bërë dhe fjalët e Ronaldos: “Kam fituar një mik të ri gjatë kohës kur po xhironim një spot publicitarë për SFR TV”, shkruan Ronaldo në postimin e tij në Twitter.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: