SHBA-Demi, ish pjesëtare e ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, po bënte një lidhje direkte dhe kuptoi se një top i madh i zjarrtë po kalonte mbi kokën e saj.
Ish ushtarja, e intervistuar për atë që ka ndodhur nga Cbs News, ka thënë: ‘Po shihja dritën, mendova se po vinte drejt meje dhe u ktheva për të parë’.

Ajo që Demi pa ishte një meteor, që të hënën e kaluar, rreth orës 21 me orën lokale, ka kaluar në qiell, në disa qytete kaliforniane si Phoenix, Los Angeles dhe San Dirgo.

American Meteor Society ka marrë rreth 420 sinjalizime për këtë rast edhe nga Nevada dhe Arizona.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: