Një çantë e braktisur në zonën e Sheshit Skëndërbej alarmoi sot kalimtarët e rastit, të cilët kanë sinjalizuar Policinë e Tiranës.

Gazetari Erjon Skëndaj siguroi për “BalkanWeb” pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihej edhe çanta e dyshimtë, ngjyrë kafe, e cila kishte brenda materiale pune të një elektricisti. Ndonëse policia vendosi disa shirita, për të krijuar një perimetër sigurie, qytetarë të rastit, shumë prej tyre kureshtarë, ecin shumë afër çantës së dyshimtë.

Pasi mbërritën në vendin e ngjarjes, forcat xheniere bën shpërthimin e telekomanduar, ky rezultoi se brenda çantës nuk kishte lende shpërthyese.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: