Komediani shumë popullor në internet Johnny “Danger” Bennett pësoi një aksident fatal për jetën, dhe i gjithë momenti u filmua nga një mik i tij.

Ai po udhëtonte me një grup prej 30-50 motoristësh kur u përplas në autostradën Dairy Flat në Auckland rreth orës 2.30 të pasdites.

Në livestream-in e postuar në Facebook shihet një motorist i paidentifikuar dhe një grup të tjerësh, që gjithashtu po lëvizin me grupin bamirës “Volfpack Incorporated”, duke momenti kur përplaset.

Vetëm disa orë para aksidentit fatal, 28 vjeçari Bennet, hodhi një foto të fundit në Instagramin e tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: