Odise Roshi, Bekim Balaj, Klaus Gjasula dhe Ermir Lenjani, njoftuan së fundmi tërheqjen nga Kombëtarja shqiptare, ndërkohë që para fillimit të duelit ndaj Çekisë, u mbajt një ceremoni speciale në nder të 4 futbollistëve kuqezinj dhe kontributit që ata dhanë me fanellën e Shqipërisë.
Roshi regjistroi 71 ndeshje me kuqezinjtë, Balaj 48, Lenjani 45 dhe Gjasula 29.
Ceremonia e kësaj të shtune ishte e planifikuar, për të nderuar kështu 4 lojtarë që kanë dhënë një kontribut të rëndësishme për përfaqësuesen kuqezi.
(BalkanWeb)