Ekspertët kanë publikuar një video simuluese, me anë të së cilës tregohet sesi do të dukej një luftë mes Rusisë dhe Amerikës, e cila me siguri do të ishte nukleare.


Modeli është projektuar në disa plane të mundshme të kësaj lufte shkatërrimtare. Parashikohet se nëse do të ndodhte një luftë e këtillë, 34.1 milionë persona do të vdisnin brenda pak orëve.


Konflikti katastrofik do të linte 55.9 milionë të lënduar. Në këtë luftë parashikohet se do përfshihej thuajse mbarë Europa, sipas aleancës që ata kanë, me Perëndimin ose Rusinë. Europa do të mbetej e shkatërruar me së paku 2.6 milionë të vdekur.


Pas kësaj, do të hidheshin bomba nukleare në SHBA dhe në Rusi, në qytete kryesore e metropole. Kështu do mbeteshin edhe 88.7 milionë njerëz të lënduar. Shumë shtete do shpëtonin dhe nuk do goditeshin direkt nga raketat. Shihni videon e ekspertëve të publikuar nga “Daily Mail”.