TIRANE- Një këshillë e kryeministrit Edi Rama, masat ndaj të ftohtit polar që përfshihu vendin, apo dhe ‘lufta’ ndaj mikrofonave.


Emisioni “Kjo javë” i gazetares Nisida Tufa në “News 24” ka sjellë pamje nga disa zhvillime kryesore në vend të patransmetuara në kronikat televizive të lajmeve ndërsa kryefjala ka qenë padyshim situata meteorologjike në vend, ngricat dhe reshjet e borës. Mes momenteve gazmore të videos, e cila i nxjerr personazhet padyshim në një këndvështrim tjetër, spikat batuta e ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, për Spartak Brahon, duke i kujtuar nofkën ‘Baba Taku’.

“Baba taku e di që nuk ishte sabotim i joni, prishja e mikrofonit.”, pohoi mes të qeshurash Tahiri gjatë incidentit që ndodhi në ceremoninë e 104-vjetorit të Policisë së Shtetit. Për më tepër shihni videon.
(ed.me/BalkanWeb)



Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb