Një ndeshje futbolli e kthyer në një arenë përleshjeje massive. Është mbyllur në këtë mënyrë sfida e Kupës në Brazil mes Atletico Goianense dhe Vila Nova. Menjëherë pas vërshëllimës së fundit të arbitrit, lojtarët e skuadrës kundërshtare u vërsulën në drejtim të sulmuesit vendas Pedro Raul, që sipas tyre po festonte në mënyrë provokuese.

Shokët e ekipit dhe stafi drejtues ndërhynë për të mbrojtur futbollistin dhe në sherrin masiv “fluturuan” shuplaka, grushke dhe shkelma. Për të qetësuar situatën u desh ndërhyrja e forcave të policisë që përdorën e sprai me piper. Më pas tre prej lojtarëve të Vila Nova u arrestuan.
(balkaweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: