TIRANË

Presidenti i Republikës Ilir Meta i ka dërguar një letër Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit ku i konfirmon mbështetjen në aplikimin drejtuar organizatës “Europa Nostra”. Këtë gjë e ka pohuar vetë Kreu i Shtetit në një status mëngjesin e sotëm në “Facebook”, ku gjithashtu shkruan se qëndrimet e tij në mbrojtje të trashëgimisë historike e kulturore të Tiranës, kanë qenë në koherencë prej 20 vitesh.

Ndërkohë Meta publikon dhe një video të të kryeministrit Edi Rama në vitin 2000, kur ishte ministër kulture ku konfirmohet ky qëndrim.

POSTIMI I METËS
Të dashur miq!
Po ju njoh me faktin se dje i kam dërguar një letër Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, për të konfirmuar mbështetjen time në aplikimin e saj drejtuar organizatës prestigjioze “Europa Nostra” për mbrojtjen e kompleksit të Teatrit Kombëtar dhe Teatrit Kombëtar Eksperimental.
Po kështu të gjitha qëndrimet e mia në mbrojtje të trashëgimisë historike e kulturore të Tiranës, kanë qenë dhe janë në koherencë të plotë për këtë çështje prej 20 vitesh.
Dëgjoni ju lutem kryeministrin aktual, z.Rama se si e konfirmonte këtë fakt në vitin 2000, kur shërbente me devocion të jashtëzakonshëm si ministër Kulture, në qeverinë që unë drejtoja.

Meta Fb
Meta Fb

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb