4 fitore në 4, 12 pikë në total, 10 gola të shënuar asnjë i pësuar, PSG kualifikohet më tej në Champions League me shifra perfekte, një ecuri fantastike e cila u kompletua pas fitores 1-0 kundër Club Brugge. Ai i cili vendosi dhe një herë fitoren e ekipit francez ishte Mauro Icardi. Një dorë në këto shifra dhe në këto kualifikim dha edhe portieri Keylor Navas i cili priti një 11-metërsh në minutën e 76-të.



Parisi feston për këtë kualifikim ndërsa drejtuesit e klubit duhet ti japin një zgjidhje çështjes Icardi. Ish kapiteni ziklatër është padiskutim njeri i momentin, argjentinasi duket i rilindur, po bën gjithçka është e mundur që PSG të shfrytëzoj të drejtën për ti blerë kartonin. Në lidhje më këtë temë ka folur dhe drejtori sportiv i klubit braziliani Leonardo:


Leo
Leo

“Jam shumë i lumtur, është e qartë se Icardi po bën gjithçka për të qëndruar. Rruga është ende shumë e gjatë si për Icardin ashtu edhe për ne, të shohim”, theksoi Leonardo. Interesimi është shtuar shumë këtë periudhë edhe pas fjalëve të Icardit i cili shprehu hapur një ditë më parë dëshirën e tij për të qëndruar në Paris.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb