Pas thuajse 3 orësh do të nisë një nga ndeshjet më të zjarrta të kësaj faze të Ligës së Kampioneve, që do të shohë përballë Mançester Junajtidin dhe Paris Sën Zhërmenin.


Tifozët e PSG-së janë nga më të zjarrtët dhe më të organizuarit në Francë dhe kanë udhëruar të shumtë drejt Anglisë. Aktualisht ata janë grumbulluar në një nga sheshet kryesore të Mançesterit dhe do të nisen drejt stadiumit “Old Trafford”.


Ultrasit francezë këndojë dhe ndezin flakadane, duke e bërë edhe më të zjarrtë sfidën që na pret sot në orën 21:00


(j.s.BalkanWeb)