Këtë të dielë u zhvilluan disa nga ndeshjet e Premier League. Zhgënjen Chelsea, pasi nuk shkon më shumë se barazimi 2-2 ndaj Ipswich.
Golat e Enciso dhe Johnson “tronditën” ekipin e Marescas, por Blutë e Londrës gjetën forcat për të barazuar shifrat. Fillimisht një autogol i Tuanzebe dhe më pas një kryevepër e Sanchos, por vetëm kaq, me golin e fitores që nuk erdhi.
Chelsea dështon kështu të marrë një 3 pikësh të rëndësishëm, në garën për Champions.
Liverpool afrohet edhe më shumë me titullin. The Reds mundën 2-1 Ëest Ham dhe shkojnë në +13.