KINE-Një nga makthet e të gjithë shoferëve është përplasja nga një kamion.

Video që shihni është xhiruar në një autostradë në Kinë, pikërisht në Chongging, në jug të vendit, transmeton lastampa.

Një cisternë ka humbur kontrollin teksa ecte me shpejtësi të madhe, duke marrë përpara disa makina të ndaluara në rrugë për shkak të një aksidenti.

Mjeti nuk ka mundur të frenojë duke shkaktuar një tjetër aksident të frikshëm.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb