Manchester City kualifikohet në finalen e FA CUP. Ekipi i Guardiolës triumfoi 2-0 ndaj Nottingham, në ndeshjen e luajtur në Wembley Stadium.
Në Londër, Leëis ndezi festën e “qytetarëve” pas dy minutash lojë. Në fillimin e pjesës së dytë, “tundi rrjetën” Gvardiol.
Deri në fundin e sfidës mjaftoi menaxhimi i rezultatit, për të marrë këtë sukses kaq të rëndësishëm.
Manchester City synon që të fitojë trofeun, teksa në finale do të ketë përballë Crystal Palace.
