VELIPOJË

Ndryshimi i papritur i motit është shoqëruar me dëme të shumta në disa qytete të vendit. Kështu në Shëngjin gjatë natës së djeshme janë rrëzuar disa pemë,  ndërsa janë dëmtuar edhe disa makina, të cilat ishin parkuar pranë zonës ku kanë rënë pemët gjigande.


Moti me shtrëngata dhe me reshje shiu nuk ka kursyer as zonën e Velipojës, ku shumë pemë janë rrëzuar dhe si pasojë kanë bllokuar rrugët dytësore.



Në zonën Pulaj të Velipojës shtrëngatat e shiut dhe era e fortë ka shkulur pemët duke krijuar një situatë të rëndë tek banorët e zonës. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, por deri tani janë shënuar vetëm dëme materiale.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb