Duhet të ishte një ndeshje futbolli në Ligën e Europës, por sfida mes Universitatea Craiova dhe Budapest Honved u kthye në një arenë përleshjesh, teksa pjesë e tyre u bë edhe futbollisti i kombëtares shqiptare, Kamer Qaka.

Ef79f720347389e91035e30684014f76a9b0ba3c
Ef79f720347389e91035e30684014f76a9b0ba3c

Përballja e kthimit në turin e dytë eliminator u ndërpre për më shumë se 20 minuta, në limitet e shtesës. Koha e rregullt u mbyll pa gola, ndërsa kur po mbylleshin 30 minutat ekstra futbollistët e dy skuadrave u përfshinë në një sherr masiv.

Në përpjekje për të shuar tensionin ndërhyri edhe arbitri nga Irlanda e Veriut, Arnold Hunter u godit nga një kapsollë e hedhur në fushë nga tifozët. Gjyqtari u detyrua të marrë ndihmë mjeksore, përpara se të riniste ndeshjen, që do të vendosej pas goditjeve të 11-metërshave.

Jmhhc2g9zjbiyjywntdinwu0nzc3ndzkyzrkzdrimdcwm2jmzmy=.thumb
Jmhhc2g9zjbiyjywntdinwu0nzc3ndzkyzrkzdrimdcwm2jmzmy=.thumb

Skuadra rumune siguroi kualifikimin, pasi lojtarët e saj u treguan më të saktë nga pika e penalltisë, por gjithçka mund të bëhet nul. UEFA ka nisur një hetim disiplinor dhe me shumë mundësi, Universitatea Craiova mund të humbasë ndeshjen në tavolinë dhe të eliminohet nga Liga e Europës.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb