Elbasani dhe Vllaznia janë skuadrat e radhës që prejnë një biletë për në fazën çerekfinale të Kupës së Shqipërisë.

Skuadra nga Elbasani eliminoi Teutën, falë fitores 0-2. Koha e rregullt përfundoi pa gola, sakaq golat në shtesë të ekipit të Gvozdenovic u realizuan nga Tsague dhe i zakonshmi Lleshi.

Vllaznia mundi 1-0 Besën. Skuadra nga Kavaja rezistoi mjaft mirë gjatë kohës së rregullt, me 90 minutëshin që u mbyll 0-0. Goli që nderoi shkodranët erdhi në të 108-tën dhe mban firmën e Çobës.

Gjatë ditës së sotme, janë kualifikuar në Kupë Egnatia, Dinamo, Skënderbeu dhe Partizani.

 

(J.S/BalkanWeb)
 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb