C.Ronaldo rikthehet në Madrid, jo më për të veshur fanellën e Realit por për të marrë një çmim të veçantë, “Marca Legjendë”, një çmim i cili akordohet e përditshmja sportive spanjolle. Në këtë ceremoni të veçantë, CR7 takoi dhe presidentin e Real Madrid, Florentino Perez, mes tyre nuk munguan përqafimet por dhe premtimet:

“Nuk ishte aspak e lehtë të largohesha nga Real Madrid pas kaq shumë vitesh, të kaloja në një kampionat tjetër në moshën 33 vjeçare, për këtë arsye mendoj se kam kaluar sezonin tim më të mirë në karrierë. Me Juven fitova titullin kampion në Serie A, Superkupën e Italisë ndërsa me Portugalinë fitova Nations League, tre trofe ne një vit.

A do të fitoj Juventus këtë vit Champions League? Nuk e di. Do ta provojmë, si gjithnjë. Është e vështirë pasi të gjithë ekipet e dua këtë trofe, shpresoj ta fitoj dhe me Juven. Gjëja me e rëndësishme, vijoj me tej Ronaldo, është se karriera ime vijoj mirë edhe pas largimit nga Reali. Siç e kam thënë gjithnjë, theksoi Ronaldo, Madridi është një nga qytetet më të bukura në botë, me të cilin kam një raport special, shpresoj të rikthehem sa më shpejt të jetë e mundur.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb