Policia ka publikuar për herë të parë pamjet e super-grabitjes në Vault Green, në Dresden,. Kjo po cilësohet nga mediet botërore si grabitja e shekullit, ndërsa në video shihet momenti i grabitjes.

Janë dy persona që kanë hyrë në ndërtesë përmes një dritareje duke vjedhur thesare thuajse mbi 1 miliard euro.

Sipas gjetjeve fillestare të policisë, në grabitje mund të jenë përfshirë më shumë se dy persona. Deri më tani, nuk ka asnjë gjurmë. Një komision i posaçëm 10 anëtarësh i quajtur “Epaulette” është aktualisht në kërkim të autorëve me të gjitha forcat.

Nga ana tjetër, policia u ka bërë thirrje hajdutëve që të mos shkrijnë objektet me vlera të rralla. Kjo është grabitja më e madhe në botë që është shënuar deri më sot. Hajdutët janë filmuar nga kamerat por ende nuk dihet gjë për vendndodhjen e tyre.

Hetime intensive po zhvillohen ndërsa fare pranë muzeut ndodhet një autostradë për në Berlin dhe Poloni.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb