Këto janë pamjet e momentit të atentatit të ndodhur sot në Fier, ku mbeti i vdekur Elton Javori. Dyshohet se Agim Gashi e ka parakaluar me makinë dhe e ka qëlluar me plumb, pasi viktima ka ulur xhamin e makinës.

Mësohet se viktima dhe autori kanë pasur më herët konflikte për motive ende të paqarta, gjatë të cilit ka pasur ofendime midis palëve.

Autori i dyshuar, Agim Gashi e ka pritur Elton Javorin pranë banesës së tij dhe sapo ai është nisur me automjetin tip “ Porche” e ka ndjekur me automjetin  tip “ Benz” duke i dalë paralel.

Dyshohet se në momentin kur viktima ka ulur xhamin e makinës është qëlluar me pistoletë teksa plumbi e ka goditur në qafë duke i shkaktuar plagë të rëndë. Edhe pse është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Fierit, nuk ka mundur të mbijetojë.

Nga këqyrja e automjetit të viktimës vërehet se është thyer xhami nga ana e shoferit dhe dyshohet se është goditur vetëm me një plumb. Pasi autori ka qëlluar është larguar menjëherë pa ndaluar fare, ndërsa 41-vjeçari i plagosur ka ecur disa metra me makinë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: