Mediet e huaja kanë publikuar pamjet e sulmit të tmerrshëm të shënuar mbrëmjen e kaluar në një kafene të Meksikës, që la të vdekur 23 persona.

Sulmuesit dogjën ambientet, duke vrarë tetë gra dhe 15 burra. Zyra e prokurorit të shtetit meksikan Verakrus tha se zjarri mund të jetë shkaktuar nga bombat ndezëse.

Sulmi ndodhi pothuajse saktësisht tetë vjet pasi 52 njerëz u vranë në një zjarr të shkaktuar në një kazino në Monterey.

Zjarri ishte shkaktuar nga anëtarët e kartelit të drogës Zetas për të detyruar pronarët e kazinosë që t’u paguanin atyre reket.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: