Këto janë momentet kur Alvin Berisha shoqërohet nga humanitarët e Gjysmëhënës së kuqe për t’u kthyer në Itali tek babai dhe motrat e tij. “BalkanWeb” ka siguruar pamjet, ku 11-vjeçari shfaqet me një çantë shpine, atlete të bardha e rroba sportive, ngjashëm si të gjithë bashkëmoshatarët e tij që jetojnë në vende normale dhe pa luftë.

Alvin mbahet në krahë një pjesë rruge dhe më pas shkon drejt makinës duke çaluar për shkak të plagosjes në këmbë. Babai i Alvin tregoi se ai është nxjerrë nga kampi Al hol pasditen e djeshme, rreth orës 14:00 dhe në 22:00 të mbrëmjes së kaluar ka qenë në hotel në Damask.

Sot Alvin është nisur nga Siria për në Libi dhe nesër pritet të mbërrijë në Romë ku e pret i ati dhe motrat e tij që e shohin pas 5 vitesh.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: