Një episod shumë i çuditshëm ka ndodhur së fundmi te Belgjika, skuadër që po përgatitet të luajë ndeshjen e parë në Botëror.

Gjatë stërvitjes, Kevin De Bruyne, i cili njihet si një lojtar me aftësitë të mëdha teknike, ka dalë jashtë vetes, duke bërë një ndërhyrje ‘vrastare’. ‘Viktima’ ka qenë Adanan Januzaj, mesfushori me orgjinë shqiptare i cili luan për Real Sociedad.

Në një moment që nuk pritej kur topi ishte pothuajse në rivënie anësore De Bruyne rrëshket si i ‘tërbuar’, duke çuar në ajër Januzaj. Çuditërisht loja vazhdon pa ndërprerje dhe asnjë nga shokët e skuadrës apo stafit nuk kujdeset për Januzajn.

Nuk dihet përse futbollisti i City-t u shfaq në këtë version, por janë 2 mundësi. Ose Januzaj e ka provokuar De Bruyne-n, ose dy futbollistët po luftojnë për një vend titullari.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb