Mbrëmë në darkë zbarkoi në Torino, fotot e para dhe mesazhi i parë për tifozët bardhezi, këtë të mërkurë iu nënshtrua testeve mjekësorë për të firmosur më pas kontratën 5-vjeçare. Në J-Medical tifozët ishin në delir duke e përshëndetur dhe duke bërë foto me atë që Mino Raiola e konsideron talentin më të mirë në botë.



Telenovela De Ligt mbyllet në këtë mënyrë me një fund të lumtur. Sarri do të ketë më në fund një qendërmbrojtës klasi për të freskuar prapavijën e “Zonjës së Vjetër”. Pavarësisht se është vetëm 19-vjeç, De Ligt mund të konsiderohet një “top-player”, një futbollist që i kushtoi Juves 75 milion euro( 70 kesh plus 5 bonuse). Ish kapiteni i Ajax do të përfitoj në Torino 12 milion euro në vit.


  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Një rol përcaktues në këtë tratative pati menaxheri i tij Mino Raiola i cili foli me superlativa për holandezin: “De Ligt ka personalitetin e Ibrahimovic dhe mentalitetin e Nedved. Juventus është klubi perfekt për të dhe për idetë e tij. Është një kalim i domosdoshëm për karrierën e tij, ai dëshiron të bëhet lojtari më i mirë në botë. Ndër lojtarët e rinjtë ai është që tani më i miri në botë, u shpreh Raiola.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: