Debate në sallën e Gjykatës së Apelit ku po zhvillohet procesi ndaj deputetit të PD, Ervin Salianji. Prokuroria e akuzon Salianjin për kallëzim të rremë në çështjen “Babalja”. Në debate janë përfshirë deputeti demokrat dhe gjyqtarja, pjesë e trupës gjykuese.
Salianji ka renditur argumentet e tij, por është ndërprerë nga gjyqtarja. Ajo i drejtohet Salianjit që të ketë kujdes me etikën. Ndërsa ligjvënësi demokrat i kujton se ai po thotë dhe mbron të vërtetën.
Debatet në seancë
Ervin Salianji: Nëse do të kishte një hetim atje në vazhdim për trafik ndërkombëtar droge, nuk do kishte një kallëzim të rremë. JHanë të lidhur me njëra tjetrën. E kanë bërë me nxitim, e kanë shkruar ashtu sic e kanë shkruar dhe prokuroret sikur nuk ishte farë në seancë
Gjyqtarja e Apelit: Kujdes me etikën
Ervin Salianji: Marrim një kallëzim tjetër, por të vërtetën do ta them
Gjyqtarja e Apelit: Kujdes me etikën, se kjo është arrogancë.
Ervin Salianji: Jo kjo nuk është arrogancë, kjo është e vërtetë.
Gjyqtarja e Apelit: Kujdes etikën
Ervin Salianji: E vërteta është më e rëndësishme se etik.
Në përfundim të procesit, Gjykata e Apelit vendosi të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë duke dënuar deputetin Ervin Salianji me 1 burg për kallëzim të rremë.
(BalkanWeb)