Ish-deputeti Tritan Shehu ka replikuar sot në emisionin “Dritare me Rudinën” në News 24 në lidhje me përgjegjësinë që opozita ka për integrimin e vendit në BE.

Paskal Milo: Ju keni përgjegjësi të madhe për integrimin europian të Shqipërisë. Keni minuar një nga kushtet bazë që nevojitet për hapjen e negociatave. Kjo është një nga fatkeqësistë reale që në s’kemi arbitër, Gjykatë Kushtetuese


Tritan Shehu: Ti po flet siç foli Oktaviani. Kjo që thua është spekulim


Paskal Milo: Jo, jo unë shpreh mendimet e mia. Ndaj po ju them kam përshtypjen se duhet të dëgjoni më shumë se sa të tendosni lirtarin.


Tritan Shehu: Unë Paskal e mirëkuptoj presionin tënd. Ke katër vjet e s’po hapen negociatat

Erl Murati: Sado e keqe të jetë një opozitë ajo kurrë nuk e dëmton vendin si qeveria. Unë reformën në drejtësi, intencionin e saj e quaj pozitive, por dua ta pranoj se në vitin e tretë kjo reformë s’ka dhënë asnjë produkt. Unë i besoj Sami Frashërit që thotë Shqipëria një ditë do bëhet, por puna është ta shohim ne kur do bëhet.

(m.a/BalkanWeb)