Pak ditë më parë Arda Turan mbylli aventurën me Barcelonën duke kaluar te skuadra turke e Bashkashehir. Mesfushori i cili u prit me trazira në vendin e tij ka arritur të impresionojë tifozët duke shënuar që në debutimim me skuadrën e re.

30-vjeçari hyri si zëvendësues në minutën e 65-t ndërsa pak para fundit realizoi një supergol nga jashtë zone duke vulosur shifrat përfundimtare të takimit në 0-3 kundër Bursaspor.

Bashakshehir pas 18 javësh kampionat ndodhet në vendin e parë me 39-t pikë, 3 më shumë se Fenerbahche e vendit të dytë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb