E vetmja gjë që kishte rëndësi ndaj Andorrës ishte fitorja, për ketë Ervin Bulku doli garant dhe në fund fati i buzëqeshi duke debutuar me fitore si trajneri i parë i ekipit Kombëtare. Sigurisht që gjërat mund të shkonin më mirë nëse sulmuesit do të ishin më të kujdesshëm përpara portës por në fund ajo që ka rëndësi ishin tre pikët:

“Mendoj që ishte një fitore shumë e rëndësishme, por duhet të ishim më të kujdesshëm përpara portës, po të shkonin 2-0 do ishte më e lehte. Është e vërtetë që goli i dytë vonoi por e rëndësishme është që fituam”.

Pas kaloi çdo hallkë të Kombëtares, si lojtarë, si ndihmës trajner dhe së fundmi si trajneri i parë, Bulku nuk dëshiron ti vendos një limit aventurës së tij si kuqezi, është i gatshëm në çdo moment ti shërbejë Kombëtares në çdo pozicion:

“Kam shumë vite këtu, jam gjithnjë i gatshëm për ekipin Kombëtarë në çdo pozicion”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: