Pasi debutoi me Shqipërinë në ndeshjen ndaj Andorrës duke dhuruar një paraqitje mjaft të mirë, mesfushori i kombëtares Julian Shehu u shfaq protagonist me ekipin e tij në Poloni.

Në minutën e 22-të, lojtari kuqezi i Widzew Lodz nuhati mjaft mirë golin ndaj Piast Gliëice, teksa ia doli që të dërgojë topin në rrjetë.

Për Shehun ky është goli i dytë në elitën polake. Kujtojmë që 26-vjeçari u transferua te Lodz në vitin 2021, nga skuadra e Laçit. Futbollisti ka kontratë me skuadrën aktuale deri në 30 qershor 2025.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb