Publikohen pamjet që tregojnë momentin e atentatit ndaj Donald Trump. Të shtenat me armë zjarri dhe britmat e njerëzve në tubimin elektoral të ish-presidentit amerikan në Pensilvani. Kandidati për President të SHBA merr një plumb në vesh i cili i shkakton një plagë të dhe gjakderdhje. Trump rrëzohet në podium, ndërsa forcat e sigurisë ndërhyjnë menjëherë.

Pas pak çastesh Trump ngrihet në këmbë dhe përshëndet mbështetësit me dorën e bërë grusht. Ai evakuohet me shpejtësi nga truprojat e tij mes kaosit dhe panikut të shkaktuar.

Kandidati për President u dërgua në një klinikë lokale për trajtim mjekësor. Gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën.

Img 2099
Img 2099

Atentatori u ekzekutua nga shërbimet sekrete. Gjithashtu u vra edhe një nga simpatizantët e Trump në mesin e turmës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb