Një tren pasagjerësh në Republikën Komi të Rusisë ka dalë nga shinat ditën e sotme, teksa raportohet se për pasojë janë plagosur dhjetëra persona.

Mësohet se 9 vagonë të trenit kanë dalë nga hekurudha, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e incidentit.

“Në vendin e ngjarjes janë dërguar shërbimet emergjente. Po merren masa për të ndihmuar pasagjerët”, tha autoriteti i transportit hekurudhor rus në Telegram.

“Informacionet për viktimat janë duke u zbardhur ende. Qarkullimi në seksion është pezulluar.”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb