TIRANË- Paraditen e sotme, Kreu i komanduar i Shërbimit Informativ Shtetëror, Helidon Bendo u takua “kokë më kokë” me Prokuroren e Përgjithshme të Përkohshme, Arta Marku.

“BalkanWeb” mëson se Bendo ka mbërritur rreth orës 13:00 në zyrën e Kryeprokurores e kanë bisseduar për disa minuta në zyrën e saj, pa praninë e mediave.

Ndonëse arsyeja e këtij takimi mbetet sekrete, kjo mund të konsiderohet si dalja e parë në publik e zotit Bendo.

“BalkanWeb” ka mundur të sigurojë edhe momentin kur kreu i SHISH-it lë zyrën e kryeprokurores.

Për zonjën Marku mund të konsiderohet kjo si një ditë intensive pune, pasi pak para Bendos ajo priti në zyrë ambasadoren gjermane të akredituar në Tiranë, Susanne Schütz. Kujtojmë se Bendo nuk është dekretuar ende nga Presidenti Ilir Meta si kreu i SHISH.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb