Talenti brazilian, Xheferson Brito konsiderohet si një nga futbollistët, i cili do t’i dhurojë shumë futbollit në vendin e Amerikës Latine, por  edhe jashtë saj.

Ai aktualisht luan për skuadrën braziliane të Korinthias, por mbrëmja e djeshme ishte më e rënda për të, pasi pësoi një dëmtim horror.

Teksa ndiqte topin, portieri i Ituanos ka ndërhyrë keq ndaj 20-vjeçarit duke i shkaktuar një lëndim të rëndë në këmbën e djathtë. Pas këtij momenti, ai është transportuar me urgjencë dhe i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale. Ky lëndim për të ishte i rëndë, pasi braziliani duhet thënë se tashmë ka humbur sezonin përfundimisht.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: